Vlore, perkujtohet Ismail Qemali

23/01/2009 19:20

Eshte perkujtuar 165 vjetori i lindjes dhe njekohesisht 90 vjetori i vdekjes se patriotit te shquar, plakut te urte Ismail Qemali.

Ceremonite kane nisur nga bashkia e Vlores, ku jane vendosur kurora me lule dhe me pas eshte mbajtur nje minute heshtje.

Ne nderim te kesaj figure historike eshte mbajtur nje kumtese dhe drejtori i muzeut historik Skender Spahiu ku ka bere nje rezyme te veprimtarise se Ismail Qemalit.

Nderkohe, aktivitetet me pas jane zhvendosur ne muzeun e Pavaresise, ku plaku i urte se bashku me patriote te tjere kane ngritur dhe themeluar dhe aktin e pavaresise se Shqiperise.

Brenda muzeut historik eshte hapur dhe nje miniekspozite mbi veprimtarite e Ismail Qemalit, si dhe te qeverise qe ai drejtonte.

Top Channel