Parku energjitik ne Lezhe

23/01/2009 23:35

Qeveria shqiptare firmosi sot kontraten per ndertimin e centralit polienergjitik ne rajonin e Lezhes.

“Marsiglia Group” eshte kompania italiane qe ka marre persiper realizimin e ketij projekti.

“Ky projekt perben nje hap te rendesishem per ta shnderruar Shqiperine ne nje vend terheqes per investimet e huaja dhe perben nje hap te madh ne vizionin e shnderrimit te saj ne nje superfuqi te vogel ne rajon”, eshte shprehur kryeministri Sali Berisha.

Realizimi ketij projekti perfshin ndertimin e nje centrali me biomase te lengshme ne komunen e Shengjinit me fuqi rreth 140w, ndertimin e dy parqeve qe shfrytezojne energjine e eres me fuqi prej 234W ne komunen e Balldrenit dhe shtrirjen e linjave nendetare qe lidhin veriun e Shqiperise me jugun e Italise.

“Ky investim do te kape vleren e me shume se nje miliard eurove”, tha Berisha.

Projekti ka marre kundershtimin e ambjentalisteve dhe banoreve te zones ku do te ngrihet, por kryeministri tha se ky investim eshte nje mundesi e mire per hapjen e vendeve te reja te punes.

Top Channel