Kryetari i AKR-se, Behxhet Pacolli ne nje interviste per agjencine e lajmeve “INA” ka deklaruar se Ishujt Maldive shume shpejt do te njohin pavaresine e Kosoves.

Pacolli, i cili mori pjese ne inaugurimin e presidentit te ri amerikan Barack Obama, ka bere te ditur se eshte takuar me ministrin e Jashtem te Ishujve Maldive, i cili me 23 janar do te takoje te ngarkuarin me pune te Kosoves ne Uashington. Sipas liderit te AKR-se, ne axhenden e tij eshte edhe njohja e Republikes se Kosoves.

Pacolli po ashtu ka bere te ditur se ne Uashington ka takuar diplomate te Katarit, Namibise, Angoles dhe te disa shteteve tjera. Madje, kreu i AKR-se ka saktesuar se ka organizuar edhe nje vizite ne Katar, ku do te kerkohet qe ky shtet te loboje tek shtete te tjera per pavaresine.

Gjithashtu, javen e fundit te marsit Pacolli do te takohet me presidentin e Angoles dhe do te vazhdoje vizitat ne Namibi, vend nga i cili pret qe te njohe pavaresine.

Top Channel