Ministri kosovar i FSK-se, Fehmi Mujota u ka premtuar pjesetareve te TMK-se qe mbeten jashte njesise se re, se testet per pranimin ne FSK do te rishikohen.

Gjithashtu, Mujota ka garantuar ish-luftetaret se se shpejti do te priten ne nje takim edhe nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci.

Keto premtime kane bere qe protestuesit te nderpresin manifestimin e tyre para selise se qeverise.

Nderkohe, Keshilli organizativ i protestave u ka kerkuar ish-pjesetareve te TMK-se qe te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe qe te mos lejojne qe dikush te demtoje kontributin qe ata kane dhe pas perfundimit te luftes ne ngritjen e shtetit te Kosoves.

Top Channel