
Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi largon hijet e Real Madrid nga Kaka, duke ritheksuar se shoqeria i eshte pergjigjur nje here skuadres spanjolle ne lidhje me kete ceshtje.
“Kaka dhe Milan i jane pergjigjur Realit ne te shkuaren. Nuk shikoj asnje arsye per te ndryshuar mendim. Gjithashtu, prova qe dhane gjate diteve te fundit, tregon qarte vendosmerine tone”, shprehet Berlusconi, duke bllokuar te gjitha hamendesimet per nje bashkim te mundshem te brazilianit me skuadren “Merengues”.
Me tej, Berlusconi ka bere nje koment per ecurine dhe te ardhmen e Beckham me skuadren kuqezi. “Kujt nuk do t’i pelqente te kishte ne skuader nje lojtar si Beckham? Nuk ka vetem nje klas te jashtezakonshem, por po tregon profesionalizem dhe impenjim te madh cka pergenjeshtron te gjithe zerat qe e cilesojne si nje lojtar mediatik. Beckham ka nje kontrate me Los Angeles Galaxy”, perfundon Berlusconi, duke lene te kuptohet se lojtari anglez do largohet ne muajin mars.
Top Channel