Basha, mesazh urimi Hillary Clinton

23/01/2009 19:50

Me rastin e marrjes se detyres, ministri i Jashtem shqiptar Lulzim Basha, i ka derguar nje mesazh hurimi sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton.

Lajmin e bejne te ditur burime prane zyres se shtypit ne MPJ, sipas te cilave ne mesazhin e tij, Basha e ve theksin ne vecanti tek thellimi i marredhenieve “te ngushta e miqesore” mes dy vendeve.

“Ne jemi thellesisht mirenjohes per ndihmen dhe bashkepunimin e SHBA-ve dhe te vendosur qe te punojme mbi baza dy dhe shumepaleshe per nxitjen e ketij partneriteti, per perparimin dhe forcimin e metejshem te vlerave te perbashketa demokratike”, eshte shprehur Basha ne mesazhin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB