Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci ka deklaruar se partia e tij kete jave do te prononcohet lidhur me kandidimin ne zgjedhjet presidenciale te 22 marsit.

Thaci, ne tubimin me qytetaret ne Butel te Shkupit, ka drejtuar tone kritike kunder partnereve te koalicionit dhe pazareve te tyre, qe sipas tij jane ne dem te shqiptareve.

“Une vleresoj se eshte skandaloze marreveshja midis Ahmetit dhe Gruevskit, qe BDI te perkrahe Gruevskin ne zgjedhjet e 22 marsit per president, ndersa si shperblim ne vitin 2014 te kete nje president shqiptar. Keshtu flasin vetem diktatoret, sepse qytetaret vendosin vet”, ka pohuar Thaci.

Ai ka shtuar se, gabimi i dyte katastrofik eshte se ne kete menyre po percaktohen sukseset e njerezve te thjeshte, “qofshin ata shqiptare apo maqedonas.

Top Channel