Bosnja e Hercegovina ka njoftuar se qytetaret kosovare qe mund te hyjne ne vend jane vetem ata qe kane pasaportat e UNMIK-ut dhe jo ato te reja kosovare.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem boshnjak, Sven Alkalaj, i cili ka theksuar se autoritetet boshnjake nuk e pranojne mjetin e ri te identitifikimit te kosovareve.

“Banoret e Kosoves me pasaporten e re nuk mund ta kalojne kufirin dhe as te kerkojne viza”, ka deklaruar shefi i diplomacise boshnjake.

Per pasoje, edhe zyrtaret kosovare do ta kene te pamundur te vizitojne Bosnjen edhe kur do te zhvillohen takimet e rregullta te Keshillit per Bashkepunim Rajonal, me seli ne Sarajeve.

Top Channel