OKB: Miliarda dollare per rindertimin e Gazes

20/01/2009 09:15

Kombet e Bashkuara paralajmerojne se per rindertimin e Rripit te Gazes, qe u perfshi nga luftimet trejavore, do te duhen miliarda dollare.

Dhjetera mijera palestineze kane mbetur te pastrehe, ndersa 400 mije njerez vuajne mungesen e ujit.

Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon do te inspektoje sot demet e shkaktuara nga sulmet izraelite ne kete zone.

Pavaresisht armepushimit te pranuar nga te dyja palet, analistet thone se ka pikepyetje te medha, si ajo e monitorimit te kufijve jugore me Egjiptin dhe sa pushtet ka ende Hamasi.

Top Channel