Obama mania ne Afrike

20/01/2009 09:05

Ndersa festa e madhe politike do te jete ne Uashington, edhe ne fshatin e te atit te Barak Obames ne Kenia, ka feste.

Madje fshati i tij eshte shnderruar ne vend turistik, ku vizitore nga shume vende te botes kane shkuar per ta perjetuar atje ceremonine e betimit te Obames.

Ne Kogelo ne perendim te vendit, po lulezon nje industri e panjohur turizmi. Nje feste peseditore ka mbledhur shume shtetas australiane dhe amerikane, qe duan te behen deshmitare te histories, duke festuar ne fshatin e te atit te Obames, sikur te ishin ne ceremonine e betimit ne SHBA.

Ata kane kenduar e kane hedhur valle tradicionale, si dhe kane ngritur dolli per presidentin. Qe nga dita kur Obama shpalli kandidaturen per president, Obama-mania ka mberthyer afrikanet, qe shpresojne se SHBA do te ktheje syte nga kontinenti i tyre i varfer.

Top Channel