Keqtrajtohet ne veri te Mitrovices nje 25-vjecar me kombesi shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e kaluar ne nje lagje te veriut te qytetit, ne momentin kur i riu, i cili po ecte i vetem eshte sulmuar nga persona ende te paidentifikuar.

Ata e kane marre me force shqiptarin, e kane futur ne nje makine dhe me pas e kane cuar ne Suhodoll, ku edhe e kane keqtrajtuar.

Sipas zedhenesit te policise se Kosoves per rajonin e Mitrovices, Besim Hoti, agresoret, te cilet gjate gjithe veprimeve te tyre kane qene te maskuar jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, pasi e kishin detyruar shqiptarin te hiqte rrobat duke ia djegur me pas ato.

Policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes, nderkohe qe i lenduari ka marre ndihmen mjekesore.

Top Channel