Shembet catia e kishes, 7 te vdekur ne Brazil
19/01/2009 10:00
Shtate persona gjeten vdekjen dhe 50 te tjere u plagosen, si pasoje e shembjes se catise se nje kishe ne Sao Paulo ne Brazil. Numri i viktimave mund te kishte qene me i madh, por fatmiresisht catia u shemb ne kohen kur kishte mbaruar mesha dhe ne ndertese ndodheshin pak njerez.
Kisha “Reborn in Christ” eshte nje nga me te vjetrat dhe me te medhate nder kishat Evangjeliste ne Brazil, madje ne vitin 2005 ne te zhvilloi ceremonine e marteses edhe futbollisti Kaka.
Normalisht kisha mbante 2 mije persona dhe ditet e diela ne mbremje eshte e mbipopulluar. Disa ore pas ngjarjes televizioni brazilian transmetoi fotot e zjarrfikesve dhe te policise, qe vazhdon kerkimet per gjetjen e te mbijetuarve nen rrenoja.
Top Channel