Mediat serbe njoftojne se sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se Aleanca eshte e gatshme te shqyrtoje propozimin e Beogradit per te hequr zonen e sigurise perreth territorit te Kosoves.

“Persa i perket zones ajrore te sigurise rreth Kosoves jam i gatshem te shqyrtoj nje propozim eventual te Serbise”, ka pohuar Scheffer.

Me tej numri 1 i NATO-s ka folur edhe per marredheniet mes KFOR-it dhe EULEX-it, te cilat i ka cilesuar si te rregulluara pasi te dyja strukturat i kane detyrat te percaktuara.

“KFOR gezon besimin e te gjithe qytetareve te Kosoves, te shumices dhe te pakices, nderkohe qe po ashtu konsiderojme se jane edhe marredheniet midis Serbise dhe KFOR-it”, ka theksuar Scheffer. Megjithate, ai ka terhequr vemendjen se situata ne Kosove mbetet teper e ndjeshme.

Top Channel