
Armepushimi i brishte ne Gaza po vazhdon te zbatohet, nje dite pasi militantet e Hamasit thane se do te ndalin sulmet per nje jave, per t’i dhene Izraelit kohe per t’u terhequr.
Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se Izraeli nuk eshte i interesuar qe trupat e tij te mbeten ne Gaza dhe se deshiron qe ato te largohen sa me shpejt qe te jete e mundur.
Trupat izraelite kane filluar te terhiqen gradualisht, ndonese nuk konfirmohet numri i te ndaluarve. Lideret europiane kane nxituar drejt Izraelit per te shprehur mbeshtetjen per arritjen e armepushimit. Kryeministri britanik Gordon Brown tha se hapja e kufijve ne Gaza eshte e rendesishme, pasi ben te mundur rinisjen e bisedimeve per paqen.
Nderkaq, shume palestineze po vuajne mungesen e furnizimit me ushqime, ilace dhe karburant, ndersa eshte shtuar presioni per te pershpejtuar shperndarjen e ndihmave.
Top Channel