Obama: Endrra e te pareve tane do te jetoje

19/01/2009 08:50

“Gjithcka eshte e mundur ne SHBA. Ne do te kalojme sfidat me te veshtira. Zgjidhja e problemeve do te kerkoje kohe dhe rrga do te jete e gjate. Qendroj sot ketu me me teper shprese se kurre, qe SHBA do ta perballoje gjithcka, se endrra e te pareve tane do te jetoje. Kete shprese e shoh sot ketu me ju, amerikane te cdo race dhe feje, qe keni ardhur sot, sepse besoni tek e ardhmja e vendit, dhe ngaqe deshironi qe ne t’ju ndihmojme ta arrini ate”.

Me keto fjale u eshte drejtuar presidenti Obama te pranishmeve ne nje ceremoni parainaugurimi ne Uashington. Obama mori pjese ne nje koncert madheshtor, qe u mbajt para Memorialit te Linkolnit.

Obama nderoi me pare kujtimin e te reneve, me nje vizite ne Varrezat Kombetare te Arlingtonit. Pritet qe ne ceremonine e neserme do te jene te pranishem rreth 2 milione amerikane, te cilet do te marrin pjese ne ceremonine e betimit dhe ne ballot qe do te mbahen ne mbare qytetin.

Ne Uashington jane marre masa te larta sigurie, qe te marten do te jene edhe me te forta: urat kryesore dhe rruget qe lidhin periferine me qendren e qytetit do te jene te hapura vetem per makinat zyrtare.

Top Channel