Hamas pranon armepushimin por kerkon largimin

18/01/2009 14:20

Rritet presioni ndaj Izraelit per t’u larguar nga Rripi i Gazes pas ofensives disajavore qe shkaktoi vdekjen e rreth 1200 palestinezeve, shume prej te cileve gra e femije.

Nje dite pasi Tel Avivi njoftoi armepushimin por theksoi se do jete i pranishem ushtarakisht ne Rripin e Gazes, ka reaguar organizata ekstremiste palestineze, Hamas. Nje prej liderve te kesaj levizje, Ajman Taha, ka kerkuar qe ushtria te nderprese menjehere sulmet, duke thene gjithashtu se brenda nje jave trupat duhet te terhiqen plotesisht nga territoret ne Gaza.

Nderkohe edhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi eshte shprehur se izraeliteve nuk do t’u hynte ne pune qendrimi ne Rripin e Gazes. Kete qendrim Sarkozi e ka lexuar gjate samitit qe eshte hapur sot ne Sharm el Sheik nga presidenti egjiptian Hosni Mubarak.

Top Channel