Maqedonia, Lyon: Te shokuar nga qendrimi i Greqise

17/01/2009 15:10

Eksperti i ceshtjeve ballkanase ne Keshillin per Demokratizim ne SHBA, James Lyon ka kritikuar qendrimin e Greqise qe nuk pranon identitetin maqedonas.

“Nga kendveshtrimi im personal dhe ne emer te Keshillit per Demokratizim, patjeter me duhet te them se jemi te shokuar me faktin qe Greqia refuzon te pranoje nje grup etnik dhe nacional i cili ekziston”, ka deklaruar Lyon.

Eksperti ka kritikuar edhe faktorin nderkombetar, qe sipas tij ka lene ne harrese ceshtjet e vendeve te Ballkanit perendimor.

“Ne vitet e fundit eshte zvogeluar vemendja per ndodhite dhe ngjarjet ne Ballkan. Interesimi i bashkesise nderkombetare eshte fokusuar ne vende dhe rajone te tjera te botes”, ka shtuar Lyon.

Top Channel