Policia kroate deklaroi dje se kishte arrestuar 31 persona te dyshuar per perfshirje ne nje trafik kokaine ne Kroaci qe prej disa vendeve te Amerikes se Jugut.

Operacioni eshte ndermarre ne bashkepunim me nje agjenci te specializuar amerikane.

“Gjate ketyre arrestimeve, kemi sekuestruar rreth 10 kilograme kokaine, por do t’i akuzojme ata per trafik te dhjetera kilogrameve, te derguar ne Kroaci qe nga viti 2005”, i deklaroi radios kombetare nje zyrtar i policise.

Kokaina ishte derguar ne Kroaci qe nga Argjentina, Kolumbia dhe Peruja nepermjet pakove postare klasike dhe ne bagazhe gjate udhetimeve.

Top Channel