Policia e Kosoves ka dhene alarmin se numri i personave qe kane rene pre e trafikut te qenieve njerezore ne vitin 2008 eshte rritur krahasuar me 2007-en.

Ne nje konference per shtyp, kreret e policise kosovare kane saktesuar se numri i viktimave te trafikut nga 32 qe ka qene ne 2007 ka shkuar ne 36 ne 2008.

Burimet policore kane shtuar gjithashtu se ne rritje ka qene edhe numri i personave te arrestuar per organizim te ketij trafiku.

Top Channel