
Eshte zyrtare, kabineti izraelit i sigurise ka votuar me unanimitet per armepushimin e njeanshem ne Rripin e Gazes. Lajmin e ka bere te ditur vete kryeministri Ehud Olmert, i cili ka saktesuar se zbatimi i armepushimit do te nise ne oren 2 te 18 janarit.
Kryeministri ka komentuar edhe zhvillimin e deritanishem te konfliktit. “Hamas ka marre goditje te renda. Izraeli i ka realizuar plotesisht e madje tejkaluar objektivat qe kishte caktuar ne fillim te operacionit “Plumbi i Shkrire”, i cili u aplikua kunder Hamas”, ka pohuar Olmert.
Me tej ai ka shprehur keqardhjen e tij per viktimat ne radhet e civileve, por ka theksuar se ishte levizja islamike qe e detyroi Izraelin te ndermerrte sulmet.
“Hamas na detyroi qe te perdornim dhunen, por siguroj se izraelitet nuk e urrejne popullsine ne Gaza. Nuk e urrenin para ofensives dhe nuk e urrejne as tani”, ka shtuar Olmert.
Por pavaresisht garancive te dhena nga kryeministri, Hamas duket se nuk ka ndermend te terhiqet nga planet e saj. “Armepushimi i njeanshem i Izraelit nuk do te thote fundin e rezistences sone”, ka deklaruar nje zedhenes i levizjes radikale islamike.
Top Channel