
Tirana nuk është as në qiell e as në tokë. Edhe pse janë plotësisht në garën për titullin dhe po vazhdojnë fazën përgatitore sipas programit, bardheblutë vazhdojnë të vuajnë problemet mes donatorëve.
Për të zgjidhur situatën e krijuar, sot ishte parashikuar një mbledhje e katër drejtuesve të 23-herë kampionëve.
Tirana nuk është as në qiell e as në tokë. Edhe pse janë plotësisht në garën për titullin dhe po vazhdojnë fazën përgatitore sipas programit, bardheblutë vazhdojnë të vuajnë problemet mes donatorëve.
Për të zgjidhur situatën e krijuar, sot ishte parashikuar një mbledhje e katër drejtuesve të 23-herë kampionëve. Aty do të shqyrtoheshin disa pika, ku më të rëndësishmet ishin “ftohja” mes donatorëve dhe detyrimet e pakryera nga disa prej tyre. Avni Nuri dhe Agron Papuli nuk kanë kontribuuar aspak në këtë sezon për klubin, ndërkohë që as Shefikat Ngjela nuk i ka respektuar plotësisht detyrimet e saj. Situata mbetet pezull dhe shkak është bërë largimi nga Shqipëria i donatorit Papuli.
Sipas burimeve pranë klubit, shefi Eduard Gjini u ka komunikuar drejtuesve se për arsye teknike, takimi do të zhvillohet vetëm të hënën. Megjithatë, dyshimet për “paqe” mes katërshes drejtuese vazhdojnë. “Sot (dje) ishte parashikuar që të zhvillohej një mbledhje e kryesisë së klubit, por ajo u shty. Kjo ndodhi për shkak të disa problemeve të paparashikuara”, pohoi burimi konfidencial.
“Donatori Papuli ka udhëtuar jashtë vendit, për arsye personale, ku mendohet se do të qëndrojë tri ditë dhe ka bërë kërkesë që takimi të zhvillohet të hënën”.
Rendi i ditës
Në rend të ditës për mbledhjen e kryesisë ishin disa tema mjaft të rëndësishme rreth ecurisë së skuadrës jo vetëm në këtë sezon, por edhe në vitet në vijim.
Aty pritej të bëhej një analizë për problemet që ka hasur klubi bardheblu në këtë periudhë, ku spikatin marrëdhëniet e vështira mes donatorëve. Mes diskutimeve nuk do të mungonte as episodi skandaloz, ku trajneri Agustin Kola ushtroi dhunë ndaj gazetarit sportiv, Adriatik Balla.
“Mbledhja është kërkuar për të folur rreth situatës që po kalon klubi dhe problemeve që janë ndeshur gjatë kësaj periudhe. Marrëdhëniet ndërmjet donatorëve nuk janë aq të forta sa në fillim dhe kjo rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt te paraqitjet e skuadrës, saktësoi personi i afërt me Tiranën.
Situata financiare është një prej pikave më delikate që do të diskutohet. Ajo pritet të sjellë edhe debatet më ‘të nxehta’. Në të kaluarën, çështja e derdhjeve të pakryera është bërë publike, por ende nuk është gjetur ndonjë zgjidhje. Natyrisht që nuk ka si të mos mungojë as incidenti i teknikut Kola me një gazetar, ku drejtuesi i stolit është denoncuar për ushtrim dhune”.
Përgatitjet
Me gjithë situatën e paqartë në krye të Tiranës, skuadra vazhdon normalisht përgatitjet për gjysmën e dytë të kampionatit. Bardheblutë ndodhen në Turqi që prej së hënës dhe gjatë pasdites së djeshme ata zhvilluan testin e parë miqësor kundër skuadrës vendase, Befrra Beledjespor, e cila militon në ligën e dytë.
Rezultati final i takimit ishte 5-1 për të besuarit e Kolës. Rrugën e rrjetës e gjetën Xhafaj, Memelli, Andi Lila, Sefa dhe afrimi më i ri në këtë merkato dimri, Saimir Patushi.
Top Channel