Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, pershendeti njohjen e pavaresise nga Panamaja.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise, Thaci u shpreh optimist per njohje te reja, fale edhe angazhimit te nderkombetareve.

Nga ana tjeter shefi i qeverise kosovare, permendi edhe shqyrtimin e shpejte te aplikimit te Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore.

Edhe pse eshte shtet i ri, Kosova po ben perpjekje edhe ne integrimin e saj ne strukturat evropiane.

Keshtu, Thaci kerkoi angazhim ne permbushjen e kushteve per te ecur te sigurte ne rrugen drejt BE-se.

Top Channel