Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar sot se zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme ne Kosove do te mbahen ne vitin 2011 dhe jo me pare sic kerkojne partite e opozites.

“Institucionet qendrore te Kosoves, te zgjedhura ne menyre demokratike nga zgjedhjet e nentorit 2007, do te vazhdojne mandatin e plote sipas nenit 161 te Kushtetutes”, ka deklaruar Sejdiu gjate nje takimi me perfaqesuesin e misionit civil, Piter Feith.

Nga ana e tij, Feith ka vleresuar kete vendim te Sejdiut dhe ka deklaruar se ai eshte ne perputhje me dokumentin gjitheperfshires te ish-kryenegociatorit Marti Ahtisari.

Nderkohe, persa u perket dates se zgjedhjeve lokale, presidenti i Kosoves do te beje nje seri konsultimesh dhe do te vendose ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi.

Top Channel