Nje grup studentesh te universitetit te Prishtines dolen ne proteste kunder dhunes izraelite ne Gaza. Me ta u bashkuan edhe dhjetera qytetare te kryeqendres kosovare.

Protestuesit kishin veshur bluza te bardha me mbishkrime kunder dhunes dhe mbanin ne duar parulla me shkrime: “ndal krimin ndaj femijeve dhe grave”, “paqe ne Palestine”, etj.

Petrit Beqiri nga Keshilli organizativ i protestes, theksoi se protesta eshte organizuar kunder dhunes ne pergjithesi.

Ai shtoi se perderisa dhuna po paraqitet ne Palestine, atehere kjo proteste i dedikohet atij vendi. Protesta kaloi qete e pa asnje incident.

Top Channel