McLaren prezanton makinen e re

16/01/2009 14:25

Pas Ferrarit, është skuadra e McLaren ajo që ka prezantuar makinën e re MP4-24 më të cilën do të garojë në sezonin e ri.

“Duam që me këtë makinë të fitojmë botërorin, ka pohuar gjatë prezantimit bosi i skuadrës anglo-gjermane, Ron Denis. Sezonin e kaluar McLaren  fitoi titullin për pilot me anglezin Luis Hamilton që këtë botëror do të mbajë makinën me numrin 1.

“Eshtë e mrekullueshme dhe mezi po pres deri në garën e parë për të parë dhe rezultatet e kësaj makine”, ka pohuar Hemilton.

Makina e re MP4-24 që e ka pjesen e perparme ose hundën e makines më të plotë dhe pjesën e bishtit te pasem më të zvogeluar do të bëjë testet e para të shtunën në Portugali, ku pilot do të jetë kolaudatori Pedro Dela Rosa.

Top Channel