Partite shqiptare ne Maqedoni nuk do te paraqesin kandidatura per zgjedhjet presidenciale te marsit. Por ato po pergatisin paketat e koncensioneve politike per t’i shkembyer me mbeshtetjen qe do t’i japin aleateve te tyre maqedonas.

Edhe pse shqiptaret perbejne 30 perqind te popullates ata nuk mund te pretendojne te udheheqin ne poste kyce.

Keshtu partite jane dorezuar qe para nisjes se gares, duke mos prezantuar asnje kandidat per postin e kreut te shtetit.
Interesi i vetem i partive eshte pakti me ndonje parti maqedonase, me qellim arritjen e plotesimit te kerkesave te shqiptareve.

“Shanset per te fituar jane te pakta. Ne keto zgjedhje ne mund te mos dalim fare, po gjithsesi ato mbeten nje moment i mire per te kuptuar potencialin e votuesve shqiptare”, u shpreh Xhevat Ademi, deputet i BDI-se.

Sekretari i pergjithshem i Partise Demokrate te Shqiptareve, Imer Aliu, konfirmoi se kjo force nuk do te dale ne zgjedhje.

Top Channel