F1, Toyota prezanton makinen e re TF-109

16/01/2009 15:20

Ne prag te sezonit te ri te Formula 1, skuadrat kane filluar te bejne prezantimin e makinave qe do te garojne ne boterorin e 2009.

Pas Ferrarit, eshte Toyota qe zbuloi makinen e re TF-109. Edhe kjo ndoqi shembullin e kokekuqes dhe u prezantua ne faqen zyrtare te saj te internetit. Ndertimi per makinen e re japoneze filloi qe ne muajin tetor te vitit 2008 dhe gjithcka u be ne baze te rregullave te reja qe do te aplikohen per kete vit ne Formula 1.

Ne krahasim me vitin e kaluar, skuadra e Toyota-s ka krahe me te gjere ne fillim dhe me te ngushta me pjesen e pasme te saj. Me kete makine, Toyota synon qe te regjistroje me shume suksese ne garat e Formula 1. Edhe per sezonin e ketij viti, Toyota do te garoje me gjermanin Timo Glock dhe italianin Jarno Trulli.

Glock, gjate prezantimit te makines se tij eshte shprehur optimist per ndryshimet e bera dhe tha se do te jete ne gjendje te pershtatet shpejt me makinen e re.

Top Channel