
Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg vleresoi pilotin, per te cilin tha se kishte bere nje pune mjeshterore kur e uli avionin ne lume.
“Mesa duket piloti beri nje pune mjeshterore duke e zbritur avionin ne uje dhe me pas duke u siguruar qe gjithesecili te dilte jashte,” tha Bloomberg.
Ai tha se zyrtaret federale te transportit shkuan nga Washingtoni per ne Nju Jork, per te filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit.
Ndersa guvernatori i shtetit te Nju Jorkut, e quajti ngjarjen “nje mrekulli ne Hudson”. Avioni i tipit Airbus ishte nisur nga aeroporti La Guardia i Nju Jorkut, me destinacion Sharloten e Karolines se Veriut.
Zyrtaret thane se avioni mund te ishte perplasur me nje tufe zogjsh pak pasi ishte ngritur nga aeroporti.
Top Channel