Zgjedhjet ne federata, edhe atletika kunder MTKRS

15/01/2009 20:25

Ministria e Sporteve i ka kerkuar sekretarit Nikolin Dionisi qe te zhvilloje zgjedhjet edhe pse Federata e Atletikes nuk e ka plotesuar 4-vjecarin.

Ashtu si ne disa federata te tjera edhe te ajo e Atletikes ndihet presioni i zgjedhjeve. Ministria e Sporteve i ka kerkuar sekretarit Nikolin Dionisi qe te zhvilloje zgjedhjet edhe pse Federata e Atletikes nuk e ka plotesuar 4-vjecarin.

Kjo kerkese, sipas drejtueseve te federates, eshte e paligjshme dhe nuk eshte kompetence e ketij institucioni per te detyruar qe te zhvillojne zgjedhje me nje asamble te jashtezakonshme. Presidenti i Federates se Atletikes, Fatos Shehaj shpreh pakenaqesine e tij dhe deklaron se do te jape doreheqjen nese zgjedhjet do te zhvillohen me 16 janar, date te cilen e ka percaktuar ministria.

“Une personalisht, nese do vendoset qe zgjedhjet te zhvillohen neser, do jap doreheqjen. Nje mandat 4-vjecar duhet te zbatohet deri ne fund”, shprehet Shehaj. Gjithashtu, ne Federaten e Atletikes, pa dijenine e drejtueseve jane regjistruar klube te cilat historikisht nuk kane ekzistuar.

Top Channel