Sipas analistit te njohur te ceshtjeve ballkanase, Daniel Server, Brukseli duhet t’i beje te qarte Serbise se nuk ka integrim pa njohur sovranitetin e Kosoves.

“BE te shprehet qarte se Serbia nuk anetaresohet nese nuk njeh pavaresine e Kosoves. Mjafton qendrimi i tille i vetem nje shteti per te ndaluar integrimin e Serbise”, ka pohuar Server ne nje interviste per VOA.

Sipas tij, per njohjen e metejshme te pavaresise, Prishtina zyrtare duhet te perforcoje diplomacine e saj, e cila eshte ende e dobet.

“Deri tani Serbia e ka bllokuar njohjen e pavaresise fale nje diplomacie te suksesshme. Ndersa Kosova nuk ka pasur nje diplomaci aktive. 53 shtete nuk eshte nje numer i mjaftueshem, prandaj autoritetet kosovare duhet te punojne ne kete drejtim”, ka deklaruar Server.

Ai ka shtuar me tej se qeveria e Kosoves eshte ende ne hapat e pare, prandaj ajo ka nevoje per nje prani nderkombetare.

“Kosoves nuk i eshte dhene mundesi per te treguar qeverisjen, por terheqja e nderkombetareve do t’u hapte rrugen autoriteteve kosovare per te bere gabime”, ka shtuar Server.

Top Channel