Partia Socialiste, ne 10 mujorin e tragjedise se Gerdecit, akuzon kryeministrin Sali Berisha se po tenton t’i shpetoje drejtesise.

Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace, vleresoi se kryeministri ende nuk ka kerkuar falje, ndersa vete Gerdeci eshte nje gjurme e qarte e korrupsionit shteteror.

“Qeveria shkeli ligjet duke shkaktuar vdekjen e 26 personave. Kryeministri ende nuk ka bere nje analize te krimit qe ndodhi”, u shpreh Brace.

Duke premtuar se Partia Socialiste do ta coje ne Gjykaten Kushtetuese ligjin per “Pastertine e zyrtareve”, Brace theksoi se vendi ndodhet ne rrezik, pasi drejtohet nga njerez te korruptuar.

Top Channel