Franca do te vazhdoje te mbetet nje aleat i Kosoves dhe do te vazhdoje ta ndihmoje ate ne perforcimin e shtetit dhe ne aspiratat integruese.

Keshtu ka deklaruar ambasadorja franceze ne Prishtine, Delphine Borione gjate nje takimi te zhvilluar sot me presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu.

“Franca do te vazhdoje mbeshtetjen e perhershme per Republiken e Kosoves dhe per qytetaret e saj ne rrugen e zhvillimit ekonomik dhe realizimin e vizionit te saj drejt integrimeve euroatlantike”, ka pohuar Borione.

Ndersa presidenti Sejdiu, nga ana e tij ka falenderuar diplomaten per mbeshtetjen e Parisit zyrtar dhe ka shprehur gatishmerine per intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve.

Gjate takimit dy zyrtaret kane biseduar edhe per misionin EULEX, duke rene dakord mbi funksionimin sa me shpejt te tij.

Top Channel