
Rrembehen tre vullnetare te Kryqit te Kuq ne ishullin jugor te Jolos ne Filipine. Ata jane nje shtetas italian, nje zviceran dhe nje filipinas, ka njoftuar organizata humanitare.
Persona te armatosur kane rrembyer vullnetaret, ndersa udhetonin me automjetin e tyre drejt aeroportit te ishullit. Ata kishin shkuar te vizitonin nje burg te zones, kur jane ndaluar nga disa persona me motocikleta.
Ishulli njihet si bastion i grupit Abu Sayyaf, i famshem per rrembime dhe akte terroriste. Vullnetaret ishin pjese e nje projekti per permiresimin e kushteve te te burgosurve, per furnizimin e tyre me uje dhe kushte me te mira sanitare.
Kryqi i Kuq ka apeluar per lirimin e pengjeve, pasi ata nuk jane te perfshire ne ndonje konflikt. Abu Sayyaf ka sulmuar dy here rezidencat turistike ne plazhe dhe ka rrembyer turistet, mes te cileve shume perendimore.
Top Channel