Kreu i Zyres Civile Nderkombetare, Pieter Feith ka nisur konsultimet me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci lidhur me percaktimin e axhendes per mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove.

Ne nje interviste per BBC-ne, Feith, qe ben mbikqyrjen e zbatimit te planit Ahtisari, nuk ishte ne gjendje te thoshte nese kete viti do te kete zgjedhje te pergjithshme.

“Nuk kemi arritur akoma asnje perfundim per kohen e mbajtjes se zgjedhjeve. Sipas kushtetutes se Kosoves eshte presidenti ai qe e shpall kohen e mbajtjes se zgjedhjeve kombetare dhe lokale. Ato duhet te mbahen nente muaj pas hyrjes ne fuqi te ketij plani”, tha Feith.

Ai shtoi se konsultimet me udheheqesit kosovare per kete ceshtje do te vazhdojne. Zgjedhjet e fundit ne Kosove jane mbajtur ne nentor te vitit 2007, vetem tre muaj para zgjidhjes se statusit.

Top Channel