Teli refuzon Vllazninë

14/01/2009 10:05

Admir Teli refuzon Vllazninë dhe zgjedh kroatët e Rijekës si skuadra ku do të vazhdojë karrierën e tij, të paktën për 6 muajt e ardhshëm të këtij sezoni.

 Ka qenë menaxheri i tij, Adrian Aliaj, ai që e ka konfirmuar këtë lajm. Ishte menduar se edhe pas rikthimit të Sukajt te kuqeblutë, fati i Telit do të ishte i njëjtë, por gjërat nuk kanë shkuar tamam kështu.

Sikurse duket, gjithçka është përcaktuar nga ana financiare, gjë që e ka detyruar Telin të mos e pranojë fanellën kuqeblu. Nga ana tjetër, burime nga klubi shkodran pohuan se nuk kanë këmbëngulur për Telin, ngaqë në pozicionin e tij Vllaznia është e kompletuar dhe nuk ka nevojë për përforcime.

Një tjetër alternativë për Telin ishte edhe kalimi te skuadra tjetër kroate, Shibenik. Para se të vendoste të kalonte te Rijeka, Shibeniku (që po kryen fazën përgatitore në Antalia u vlerësua si mundësi për shkak të marrëdhënieve të mira mes klubeve.

Top Channel