Fatmir Vata sfidon moshën

14/01/2009 10:25

Është 37 vjeç, por vazhdon të jetë protagonist në futbollin profesionist. Bëhet fjalë për Fatmir Vatën, futbollistin shqiptar të Tus Kolbenzit në Bundesliga 2.

Kundërshtarët e ndalin vetëm me faulle, por megjithatë ai duket se e ka gjetur ilaçin për të shmangur dëmtimet e rënda: Stërvitjen e fortë.

“Po zhvillojmë një fazë përgatitore të mirë, thotë shqiptari. Neve na pret një fazë e dytë shumë e vështirë. Nëse i hedhim një sy klasifikimit, do të thosha se na pret një luftë për jetë a vdekje”. Lojtari veteran thekson se mosha nuk e pengon, madje atij vazhdon t’i pëlqejë futbolli i fortë.

“Dje trajneri luajti rolin e arbitrit në ndeshjen që luajtëm në dëborë, rrëfen ai. Herë vërshëllente dhe herë jo. Thjesht duhet të mos dëmtojmë njëri-tjetrin”, bën shaka shqiptari dhe shton më pas: “Gjithçka është e rregullt, mua më pëlqen kjo lojë, pasi luajmë një sport burrëror”.

Top Channel