Rexhepi: Efektet e EULEX, se shpejti ne Mitrovice

13/01/2009 16:45

Kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi ka deklaruar sot se se shpejti ne veri te Kosoves do te ndihen efektet e vendosjes se anetareve te misionit EULEX.

Gjate nje takimi me ambasadorin gjerman ne Prishtine Hans Dieter Steinbach, Rexhepi vleresoi rendesine e ruajtjes se rendit ne Mitrovice, me qellim zhvillimin ekonomik te kesaj komune.

“Permiresimi i gjendjes se sigurise, e cila eshte e brishte do te ndikonte ne krijimin e nje ambienti te pershtatshem per zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja te punes”, ka pohuar Rexhepi.

Edhe ambasadori gjerman e vleresoi vendosjen e rendit dhe ligjit si parakusht per zhvillimin ekonomik.

Top Channel