Prishtina njeh Uashingtonin me planet e veprimit

13/01/2009 15:10

Prishtina zyrtare i ka paraqitur Uashingtonit planet e saj pergatitore per nje sere procesesh qe ka perpara, mes te cilave edhe trajtimi i pavaresise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Gjithcka u be gjate nje takimi qe zyrtari i DASH, Stuart Jones zhvilloi sot ne Prishtine me ministrin e Jashtem kosovar, Skender Hyseni.

Sic raportojne mediat kosovare, gjate takimit Hyseni e ka informuar zyrtarin amerikan me procesin e shtrirjes se misionit EULEX, ate te njohjeve te reja te pavaresise dhe procese te tjera.

Gjate takimit, bashkebiseduesit ndane pikepamje te perbashketa per te gjitha ceshtjet qe diskutuan.

Top Channel