Olympiakos, nderhyrje ne zemer per Kovacevic
13/01/2009 20:50
Sulmuesi 36 vjecar nga Serbia, Darko Kovacevic, aktualisht ne perberje te Olympiakos, eshte shtruar me urgjence ne spital per shkak te nje problemi ne arteriet e zemres.
Ai eshte operuar ne Spanje per te stabilizuar qarkullimin e gjakut ne organin me jetesor te trupit.
“Kovacevic erdhi ne Spanje gjate javes se shkuar pasi mjeket zbuluan se ai vuante nga nje problem ne arterie. Ai i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale mengjesin e sotem ne San Sebastian te Spanjes. Rezultati i nderhyrjes eshte 100 % pozitiv. Tashme Darko eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe nese gjithcka ecen sipas parashikimeve, ai do dale nga spitali diten e neserme”, thuhet ne komunikaten zyrtare te spitalit iberik.
Top Channel