Topi takon ish-pronaret, u premton mbeshtetje

12/01/2009 12:35

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti sot nje perfaqesi te ish-pronareve, nje prej shtresave te shoqerise shqiptare, ndaj te ciles te gjithe qeverite e viteve te fundit kane treguar indiference ne respektimin e nje prej te drejtave themelore ne cdo vend demokratik: kthimin e prones se marre forcerisht nga pushteti diktatorial.

Kreu i vendit, deklaroi se procesi i kthimit te pronave eshte nje problem mjaft shqetesues dhe premtoi se do te inkurajoje institucionet te zbatojne Kushtetuten.

“Problem mbetet zbatimi i vendimeve te Gjykates se Strasburgut”, theksoi presidenti Topi.

Nga ana e tyre pronaret kerkojne nje ligj te ri per pronen, pasi aktualisht po shkelen te drejtat e njeriut.

“Procesi eshte korruptiv dhe nuk ka vullnet per ta permiresuar situaten. Nga zvarritjet, fatura ka shkuar ne 30 miliarde euro”, thane ish-pronaret.

Por presidenti, theksoi se ne baze te dispozitave ligjore qe ai ka, nuk mund te beje nje ligj per pronat, po premtoi se do te inkurajoje faktoret politike per te zgjidhur kerkesat e ish-pronareve.

Top Channel