Kryetari socialist, Edi Rama, i ben apel kryeministrit Berisha te terhiqet nga dhuna ndaj mediave, ndersa kerkon nga Drejtoria e Policise qe te respektoje ligjin.
Shefi socialist, doli sot ne krahe te botuesit te gazetes “Tema” Mero Baze. Bllokimin e redaksise nga policia, Rama e quajti sulm te kryeministrit ndaj nje medie qe kundershton qeverine.
“Pronat e shtetit nuk jane prone e qeverise. I bej apel edhe prokurorise qe te coje para ligjit urdheruesit e rrethimit policor te gazetes dhe te mos lejoje qeverine te perdore paligjshmerisht Policine e Shtetit duke rrezuar pushtetin gjyqesor”, u shpreh Rama.
Kryetari socialist kerkoi nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera nderkombetare qe ta marrin seriozisht shfaqjen brutale te dhunes shteterore ndaj mediave.
Rama premtoi se pas ardhjes ne pushtet te tij, episodet e dhunes se pushtetit ndaj mediave do te marrin fund.
Javen e kaluar gazetare dhe analiste te njohur kerkuan nderhyrjen e politikes ndaj akteve qe po nderrmer kryeministri ndaj mediave.
Top Channel