
Nje sasi e konsiderueshme municionesh jane zbuluar
ne nje tunel ne nje fshat te rrethit te Beratit. Nje telefonate e bere ne sallen operative nga banoret
e fshatit Lapardha ka vene ne alarm drejtuesit e policise.
Disa femije, te cilet kane qene duke luajtur, kane pare sasine e municioneve dhe kane njoftuar prinderit, te cilet me pas njoftuan policine. Ekspertet e policise dhe specialiste te armatimit, kane gjetur municionet e kalibrave te ndryshme, perfshire edhe predha artilerie.
Ato ndodheshin ne nje tunel ne breg te lumit te
Lapardhase. Punonjesit e policies gjeten brenda tunelit 50 arka me fisheke me nga 760 cope secila dhe 20 predha luftarake te kalibrave te ndryshem. Sasia e municioneve
dhe predhat dyshohet se kane qene te vendosura brenda
tunelit qe nga viti 1997, nderkaq po punohet per te mesuar autoresine e tyre.
Top Channel