Ceshtja e pronave, Topi pret sot ish-pronaret

12/01/2009 08:10

Megjithese kane kaluar 18 vjet nga krijimi i pluralizmit ne Shqiperi, ceshtja e prones ka mbetur nje ngerc i pazgjidhur qe po terhiqet zvarre nga njera qeveri te tjetra.

Shoqata “Pronesi me Drejtesi” ka zhvilluar shume takime me zyrtare te larte, te cileve u ka kerkuar ndihme per nje zgjidhje konkrete, por duket se zeri i tyre ka rene ne vesh te shurdhet. Drejtuesit e kesaj shoqate i kane bere nje kerkese Presidentit te Republikes, i cili sot ne oren 11:00, ka vendosur t’i prese ne Pallatin e Brigadave.

Nga zyra e kreut te shtetit nuk behet publike ndonje detaj rreth ketij takimi. Mesohet se ish-pronaret do t’i parashtrojne Presidentit kerkesat. Sipas tyre, procesi i kompensimit nuk eshte mbyllur dhe vazhdon. Shoqata e pronareve “Pronesi me Drejtesi” ka shprehur gjithashtu
edhe rezervat e saj per ligjin e legalizimeve dhe krijimin e ALUIZNI-t.

Top Channel