Biserko: Arrestimet, qellim destabilizimi
12/01/2009 21:40
Aktivistja serbe Sonja Biserko ka deklaruar se arrestimet e shqiptareve ne Luginen e Presheves jane bere me qellim destabilizimi.
“Keto raste behen per te treguar se ka nje destabilizim dhe se kosovaret pas shpalljes se pavaresise nuk jane ne gjendje te drejtojne shtetin e tyre”, ka deklaruar Biserko.
Duke iu referuar disa deklaratave te zyrtareve serbe, ajo ka theksuar se arrestimi i 10 shqiptareve eshte nje levizje qe ka doren e qeverise serbe.
“Duhet te kujtojme se ministri i Jashtem Vuk Jeremic ka thene se Kosova duhet te pengohet ne anetaresimin e saj ne institucionet nderkombetare”, ka shtuar Biserko.
Top Channel