Misionet nderkombetare ne Kosove ndodhen mes nje rremuje te madhe kompetencash.

Eshte ky konstatimi i Fondacionit Bertelsman, sipas te cilit nuk dihet ende se kujt i raportojne dhe ne baze te kujt kornize ligjore veprojne misionet e huaja ne Kosove.

“Cfare ben Peter Feith ne Kosove, koordinon apo mbikeqyr? Cila kornize ligjore vlen, Kushtetuta e qershorit te 2008-es apo rezoluta 1244? Kujt i jep llogari Yves de Kermabon, UNMIK-ut apo Solanes?”, thuhet ne analizen e fondacionit.

Nje nga hartuesit e analizes, Armando Garcia Schmidt deklaron se shkak per kete situate kur jemi gati nje vit pas shpalljes se pavaresise eshte edhe BE qe nuk eshte unik ne qendrimin e tij.

Top Channel