
Me kalimin e diteve dhe afrimin e afatit ligjor per dekretin per Ligjin e Dosjeve, maxhoranca kryesisht permes mediave proqeveritare, ka shtuar presionin ndaj kreut te shtetit per ta miratuar ate.
Te henen, te persekutuarit politike, ndoshta e vetmja shtrese me te drejten morale per te kritikuar autoritetet per kete ligj, jane takuar me kreun e shtetit.
Vete zoti Topi zgjodhi nje shembull tipik, te asaj qe ai e quajti sulm i paprecedent ndaj presidentit te Republikes.
“6 muaj eshte sulmuar presidenti per ceshtjet e nje dekorate qe nuk kishte te bente me vullnetin e presidentit. Nje ceshtje totalisht siperfaqesore. Nje dekorim i kthyer per ceshtjen e moralit te te perndjekurve politike. Tani edhe ndaj kesaj ceshtjeje ne jemi totalisht te paster”, u shpreh Topi.
Kreu i shtetit, e beri kete deklarate ne fakt ne nje tjeter takim, me shoqaten e ish-pronareve. Zoti Topi, vete nga nje familje e vjeter pronare, e ka patur gjithmone perzemer kete teme, duke qene shpesh kritik, edhe ndaj vete ish- partise se tij. Por zgjedhja per te thene kete deklarate per ligjin per dosjet, ne takimin me ish- pronaret, duket nuk ka qene e rastesishme.
“Ceshtja e pronave eshte shume e ngjashme me ate te dosjeve; njerez qe mund te kene qene te lidhur ne shume menyra me komunizmin flasin! Ne kendveshtrimin tim ende abuzohet me pronat, por gjeja me e papranueshme eshte kur deformohet realiteti. Kur ata qe njihen si grabites te pronave, drejtojne gishtin ndaj njerezve plotesisht te ndershem”,u shpreh Topi.
Presidenti i Republikes e ka bere te qarte se gjithsesi per Ligjin e Dosjeve, ai do te flase vetem me dekrete. Nderkohe vazhdojne reagimet nga te dyja pozicionet.
Nje dite me pare nje jurist i njohur amerikan Roxher Sherard ka theksuar se ky ligj eshte i manget dhe bie ne kundershtim me nje sere dispozitash te Kushtetutes se Shqiperise.
Te henen ketij reagimi ju bashkangjit nje tjeter, ai i nje ish-gjykatesi te larte amerikan Robert Ater, i cili pasi ka shqyrtuar ligjin, ka shprehur edhe mendimin e tij kritik. Sipas ish-kryetarit te Gjykates Supreme te Washingtonit, Ligji i Lustracionit, ashtu si eshte miratuar nga kuvendi, demton seriozisht Shqiperine ne aspektin e te drejtave te njeriut, te perkufizuar mjaft mire ne Kushtetuten e Shqiperise.
Top Channel