Afganistan, sulm ndaj ushtareve daneze

09/01/2009 00:25

Mediat daneze njoftuan oret e vona te dites se premte se nje mjet ushtarak i trupave te vendit nordik ne Afganistan, ka rene ne nje mine ne krahinen e Helmandit.

Sipas te njejtave burime, si pasoje e shperthimit ka gjetur vdekjen nje ushtar danez dhe 5 te tjere jane plagosur, mes te cileve njeri ne gjendje te rende.

Pas nje periudhe disajavore qetesie, sulmet me bomba ndaj karvaneve te trupave ushtarake te Aleances ne Afganistan kane rinisur serish. Sulmi ishte i pari per kete vit ne krahinen e Helmandit.

Top Channel