![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/gruri_sd-1-800x450.jpg)
KESH-i do te vijoje te kryeje shkarkime per aq kohe sa prurjet ne hidrocentrale do te jene tej normales.
Drejtori i pergjithshem, Muharem Stojku, garantoi opinionin publik se sistemi i digave eshte i sigurt dhe se ajo çka po ndodh aktualisht eshte rrjedhoje e paparashikimeve.
Sipas tij, niveli i prurjeve ne Fierze ka prekur rekordin, duke u dyfishuar brenda nje dite, kurse ne hidrocentralet e tjera situata duket e stabilizuar.
“Prurjet ne HEC-e kane pesuar ulje te lehte, nga 1800 meter/kub ne sekonde, ne 1500 meter. Situata paraqitet drejt normalitetit, pavaresisht prurjeve te medha, te rritura gjate nates”, tha Stojku.
Kreu i KESH-it rrezoi pretendimet e opozites se gjoja po kryhet import, si edhe sqaroi edhe nje here se menaxhimi i kaskades se Drinit eshte kryer sipas rregullores.
Top Channel