Lumenjte, rritet niveli i ujit gjate nates

08/01/2009 09:15

Gjate nates eshte rritur ndjeshem niveli i ujit ne lumin Drin dhe ne lumin Buna ne Shkoder. Kjo ka bere qe rruga nacionale ne zonen e Harkut te Berdices te bllokohet teresisht.

Gjate nates policia ka ngritur nje postobllok per te penguar kalimin e mjeteve ne rrugen e permbytur nga uji.

Shume mjete jane bllokuar ne kete segment rrugor, ndersa gjate nates eshte punuar me vrull per te larguar nga banesat e tyre edhe banoret e mbetur ne shtepite e Bacallekut.

E gjithe zona, qe pasditen e djeshme ishte kthyer ne nje ishull, tani eshte teresisht e mbuluar nga uji.

Por rritja e shpejte e nivelit te ujit ne shtratin e Bunes per shkak te kthimit te saj ne drejtim te kundert ka bere qe eshte ura mbi kete lum qe lidh Shkodren me Muriqanin, Shiroken dhe Zogajn te permbytet.

Uji ka kaluar mbi rruge dhe pothuajse ne nje nivel me uren, nje fenomen ky qe nuk kishte ndodhur asnjehere qe nga ndertimi i kesaj ure qe para viteve 40.

Sasia e jashtezakonshme e ujit ka rritur ndjeshem edhe liqenin e Shkodres dhe disa qindra banesa ne periferi te qytetit verior tashme jane nen uje dhe e kane urgjente ceshtjen e evakuimit.

Top Channel