Ndonese jane harruar nga institucionet e drejtesise, nente vjet pas, familjaret e viktimave te Mitrovices, te mbeshtetur edhe nga Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut kerkojne ndricimin e rasteve te kryera pas luftes edhe arrestimin e krimineleve serbe te cilet tani bredhin lirshem ne veriun e Mitrovices.

Gjithcka ndodhi disa muaj pas hyrjes se forcave te NATO-s ne Kosove, ndermjet datave 3 dhe 4 shkurt te vitit 2000 forcat paramilitare serbe, me qellim te spastrimit etnik te shqiptareve nga veriu i Mitrovices, vrane 10 shqiptare, plagosen shume te tjere dhe debuan me dhune mbi 15 mije shqiptare nga shtepite e tyre te cilet sot e asaj kohe jane te vendosur ne pjese te ndryshme te Kosoves.

Oliver Ivanovic, aktualisht sekretar i Ministrise per Kosoven eshte njeri nder emrat kryesor i cili sipas deshmitareve, ka udhehequr aksionet serbe per shpernguljen e shqiptareve nga veriu i Mitrovices.

“Nje grup prej 30 serbesh u bene barrikade dhe nderhyne me dhune”, tregon deshmitari Gani Xhaka. Hava Sejdiu tregon se bashkeshorti i saj eshte vrare ne menyre barbare.

Ndersa Halit Berani kerkon ndeshkimin e pergjegjesve te masakres. “Asnje serb nuk eshte marre ne pyetje. Por edhe udheheqesit tane nuk kane ngritur zerin per masakren e pasluftes”, thote ai.

Familjaret e shqiptareve te vrare ne vitin 2000 paralajmeruan organizimin e nje proteste para institucioneve te Kosoves, nese keto te fundit nuk shpejtojne procedurat per ndricimin rasteve te dhunes ne Mitrovice.

Top Channel